Auto

Modeli 488 me motorin më të shpejtë në histori të Ferrarit

Nuk është sekret se Ferrari është duke punuar një version me performanca të larta super sportiv të modelit 488, për të cilin tashmë kanë rrjedhur detajet e para.

Në fotografitë e rrjedhura të prezantimit i titulluar “V8 i ri i serisë speciale sportive”, shihet Ferrari 488 i cili ndjek gjurmët e 360 Challange Stadale, 430 Scuderia e 458 Speciale, transmeton koha.net.

Megjithatë fotografitë janë të kualitetit shumë të dobët por shihet qartë 488 garues i ‘serisë speciale sportive’, i cili ka motorin V8 më të shpejtë në historinë e Ferrarit.

Në modelin standard 488 ka motorin 3.9 litërsh twin-turbo V8 që prodhon 661 kuaj fuqi ndërsa modeli super sportiv V8 pritet të prodhoj mbi 700 kuaj fuqi.

{gallery}