Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mazda prezanton modelin e parë elektrik

Mazda është duke punuar që të prezantojë teknologjinë elektrike nëpër të gjitha veturat nëpër botë dhe këtë pritet ta bëjë me modelin e ri Mazda EV 2019.

Burimet brenda kompanisë japoneze kanë thënë për Auto Express se modeli i ri pritet të lansohet në vitin 2019 dhe do të ketë dizajnin e ri të Mazdas, të cilin tashmë e ka prezantuar te konceptet CX-5 dhe RX Vision.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njëra prej mundësive është një veturë tërësisht elektrike. Një veturë e vogël është mundësia më e mirë sepse ato të mëdhatë kanë bateri më të madhe dhe kjo nuk ka kuptim për Mazdan”, ka thënë shefi i Mazdas për Europë, Matsuhiro Tanaka.

Edhe pse Tanaka nuk ka folur në detaje për modelin e ri, Auto Express raporton se do të jetë rival i modelit Renault ZOE, edhe pse ende nuk është konfirmuar për tregjet europiane.

Nga viti 2021, Mazda pritet të zgjerojë linjën e veturave elektrike duke filluar me modelet hibride. Modeli i vetëm hibrid japonez është Mazda 3, por kjo veturë përdor teknologjinë e Toyotas.