Auto

Vetura e 1920-ës që sot kushton 1 milion euro

Një Alfa Romeo e vjetër, e harruar prej dekadash në një fermë australiane, ka dalë në shitje për 1 milion euro.

Vetura është e vitit 1921 dhe janë ndërtuar vetëm 52 si ky model, transmeton tch. Nga këto 52, ky është i vetmi që ka mbijetuar.

Alfa G1 u eksportua në Australi menjëherë pas prodhimit. Me ekonominë italiane në vështirësi në fillim të Luftës së Parë Botërore, Alfa vendosi që t’i shiste jashtë të gjitha modelet për të përfituar sa më shumë.

Në Australi, kjo veturë u ble në ankand nga një biznesmen, i cili e përdori atë rregullisht derisa falimentoi. Por, ai refuzoi ta dorëzonte veturën e tij Alfa Romeo, të cilën ia fshehu autoriteteve dhe e futi në një fermë.

{gallery}