Auto

Ford investon miliarda dollarë në veturat elektrike

Ford do të zgjerojë investimet në automjetet elektrike në SHBA me 11 miliardë dollarë deri në vitin 2022 në prodhimin e 40 veturave hibride dhe elektrike, ka thënë shefi i kompanisë Bill Ford.

Prodhuesi amerikan më herët kishte paralajmëruar të investojë 4.5 miliardë dollarë deri në vitin 2020, njoftoi menaxhmenti.

Në vitin 2016, departamenti për kërkime dhe zhvillim i Fordit kishte shpenzuar 7.3 miliardë dollarë.

“Ne dëshirojmë të kemi sukses në veturat elektrike dhe kemi investuar në këtë drejtim”, tha Bill Ford për media.