Peugeot 508 i ri debuton më 2018

Peugeot 508 i ri debuton më 2018

20 mars 2017 21:56

Peugeot 508 u lansua në vitin 2011 si pasardhës i familjes 407 dhe tani kompania franceze po bëhet gati për pasardhësi e kësaj familje.

Modeli i ri 508 pritet të vijë vitin e ardhshëm dhe do të rivalizojë Opel Insignian e re e Serinë 3 të BMW-së.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Peugeotit, Laurent Blanchet, për “AutoExpress”.

Ai ka thënë se kompania do të sjellë shumë shpejt automobilin dhe se ai do të jetë në shitje që nga fillimi i vitit 2018.

Blanchet nuk ka konfirmuar detajet e automobilit të ri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme