Auto

Lansohet Bentley Bentayga V8 i ri me çmim fillestar 153 mijë euro

Bentley ka zbuluar një variant të ri V8 me benzinë të SUV të saj, Bentayga.

Ky version qëndron në mes të rangut të Bentayga me një çmim prej 153 mijë euro kur të dalë në shitje në mars të 2018-ës.

Ky motor V8 me benzinë është 4.0 litërsh twin-turbo i cili gjithashtu gjendet në Lamborghini Urus, transmeton koha.net.

Ky motor prodhon 542 kuaj fuqi që bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 4.5 sekonda e atë maksimale prej 290 kilometra në orë, pavarësisht peshë së rëndë të tij prej 2,395kg.

Një tipar unik i Bentayga V8 me benzinë janë frenat nga qeramika e karbonit për t’u zgjedhur, për të cilat Bentley thotë se janë më të mëdhatë të vendosura në ndonjë veturë të saj ndonjëherë.

{gallery}