Auto

BMW Series 8 i ri pa maskë disa muaj para promovimit

Kujtojmë se BMW vitin e kaluar në ngjarjen “Concorso d’Eleganza Villa d’Este, në Itali, ka prezantuar konceptin e ri të Series 8, pastaj në Nurburgring përmes një prototipi ka paralajmëruar edhe versionin e ardhëm të M8 në mënyrë që në shtator e kaluar në panairin e veturave në Frankfurt BMW Motorsport ka promovuar edhe modelin për gara M8 GTE.

Tani në internet kanë rrjedhur fotografitë e spiunuara të versionit serik të Series 8 të re dhe atë disa muaj para promovimit zyrtar, transmeton Koha.net.

Në gamën e Series 8 të re do të gjendet edhe versioni M8, për të cilin edhe më herët është konfirmuar për versionet e ardhshme të këtij modeli – BMW 825, 830, 835, 845, M850 dhe M8.

Gjenerata e re e Series 8 do të bazohet në platformën CLAR dhe do të jetë në dispozicion në version Coupe dhe kabrio (me etiketën nga fabrika G15 dhe G14), ndërsa M8 i ri pritet të arrijë në version serik në vitin 2019.

Gjithashtu, Series 8 i ri do të jetë më i lehtë falë përdorimit të materialit nga alumini, magnezi dhe fibrave të karbonit.

Nën kofanon e M8-shit të ri do të gjendet motori 4.4-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej rreth 600 kuajfuqi.

Seria origjinale 8 është prezantuar për herë të parë në vitin 1989 dhe është prodhuar deri në vitin 1999, por asnjëherë nuk është ofruar në version M8. Edhe pse prototipi është krijuar, me motor V12, por projekti është anuluar për shkak të çmimit sepse supozohej se nuk do të kishte kërkesa të mjaftueshme në treg.

{gallery}