Mercedes-Benz G-Class i ri debuton më 15 janar

Mercedes-Benz G-Class i ri debuton më 15 janar

03 janar 2018 14:04

Më 15 janar, prodhuesi gjerman zbulon zyrtarisht një brez të ri të modelit legjendar për terrene të ndryshme, i cili, sipas Mercedes, ka të njëjtin ADN me klasën origjinale G të vitit 1979.

Premiera është shpallur simbolikisht në një video të shkurtër të publikuar në ditën e fundit të vitit 2017.

Mercedes zbuloi dizajnin e brendshëm të klasës së re G në mes të dhjetorit dhe pjesa e jashtme pritet të njihet me vulën e njohur të këtij automjeti, i cili ka qenë i pranishëm në versione të ndryshme për pothuajse katër dekada.

Përveç kësaj, prodhuesi ka njoftuar se klasa e re G do të ketë një kabinë të gjerë krahasuar me paraardhësit e tij, kështu që pasagjerët do të kenë më shumë hapësirë, transmeton ksp. Risia më e rëndësishme në këtë drejtim është se ata që ulen mbrapa do të kenë 150 mm më shumë hapësirë për këmbë.

Modeli i ri do të ketë motorin e ri dizel 2.9-litër me 6 cilindra, si dhe motorin benzinë 4.0-litër V8. Më shumë detaje rreth klasës së re Mercedes-Benz G-Class do të dihen ka mesi i janarit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme