Auto

Jaguari legjendar i vitit 1954 së shpejti në ankand

Në ankandin e ardhshëm të RM Sotheby’s në Arizon së shpejti do të gjendet modeli për gara i vitit 1954 i Jaguarit, D-Type Works, i cili është i njohur si OKV 2.

Këtë veturë në atë kohë e ka vozitur shoferi legjendar Stirling Moss, transmeton Koha.net. Duke u bazuar në këtë, nuk do të ishte befasi që pronari i ri i kësaj veture legjendare për gara do të duhet të paguajë mbi 10 milionë funte.

Eksterieri i Jaguar D-Type Works OKV 2 është me ngjyrë të gjelbër British Racing dhe vjen me motor rezervë, si dhe një histori fantastike për gara e cila përfshinë 55 fitore dhe 24 podiume.

Ankandi në Arizon për shitjen e kësaj veture për gara do të mbahet nga 18 – 19 janar të 2018-ës.

{gallery}