Mercedesi A-Class i ri testohet në mot tejet të ftohtë

Mercedesi A-Class i ri testohet në mot tejet të ftohtë

31 dhjetor 2017 17:21

A-Class i ri është duke kaluar në fazën e fundit të testimeve dhe Mercedesi ka publikuar pamje që tregojnë atë gjatë testimeve dimërore.

Modeli A-Class W177, sipas një videoje të publikuar nga kompania, shihet teksa vozitet në shpejtësi të lartë e në temperatura ekstremisht të ftohta.

Në gjeneratën e re pritet të vijnë një seri e ndryshme e motorëve, me një prej tyre që pritet të jetë 1.3-litërsh benzinë.

Ky model do të debutojë në fillim të vitit 2018.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme