BMW M3 dhe M4 me edicion të veçantë sportiv

BMW M3 dhe M4 me edicion të veçantë sportiv

30 dhjetor 2017 20:42

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, BMW, për këtë fundvit në Japoni ka promovuar edicionin e ri të veçantë të modeleve sportive M3 dhe M4.

Fjala është për BMW M3 dhe M4 Heat Edition, transmeton koha.net. Edicioni i ri vjen në seri të kufizuar prej vetëm 30 njësive, nga 15 për të dy modelet, dhe konsumatorët të parë do t’u dërgohen këto modele nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm.

M3 dhe M4 Heat Edition, ndër të tjera, do të vijnë me motor gjashtë cilindërsh dhe kapacitet prej 450 kuajfuqi, amortizatorët e modifikuar, disa elemente nga paketa “BMW M Performance”, duke përfshirë spoilerin e përparmë, pasqyrat, difuzerin e pasmë, etj.

Gjithashtu, të dy këto modele vijnë me eksterier me ngjyrë metalike të kaltër, rrotat “666 M” me shkëlqim me ngjyrë të zezë, si dhe timonin sportiv me lëkurë Alcantara, interier me disa detaje nga fibra të karbonit, pedalet nga çeliku dhe instrument-tabelën me etiketën “edicioni i veçantë”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme