Super vetura ATS GT

Super vetura ATS GT

30 dhjetor 2017 10:49

Marka historike italiane ATS është gati për rikthimin e madh falë një “xhevahiri” që përmbledh fuqi dhe teknologji.

ATS GT frymëzohet nga 2500 GT të vitit 1963 dhe do të prodhohen vetëm 35 vetura të tilla, transmeton tch.

Me një çmim prej më shumë se 1 milion euro, klienti që do të vendosë ta blejë do e zgjedhë vetë ngjyrën e makinës.

Motori V8 prej 3.8 litrash është në gjendje që ta çojë makinën nga 0 në 100 km/h brenda 3 sekondave, ndërsa shpejtësia maksimale e kësaj makine do të jetë 330 km/h.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme