Volkswagen për herë të parë arrin të prodhojë 6 milionë vetura brenda një viti

Volkswagen për herë të parë arrin të prodhojë 6 milionë vetura brenda një viti

29 dhjetor 2017 15:08

Për ta kuptuar se sa i madh është Volkswagen, kjo markë gjermane ka mbi 60 modele që prodhon në më shumë se 50 fabrika në 14 shtete të ndryshme të botës.

Volkswagen po korr suksese të mëdha me modelet e reja të saja, duke shënuar një moment historik e të rëndësishëm për të, transmeton koha.net.

Ende nuk është arritur, por kompania thotë se do të prodhojë veturën e 6 miliontë deri në fund të 2017-ës, pra pas 3 ditësh.

Përderisa numri i modeleve të familjes së Volkswagen është rritur, si me T-ROC, Tiguan Allspace e Atlas, emrat e modeleve më familjarë kanë bërë ‘punën e rëndë’ për të arritur këtë sukses.

Modelet Polo, Golf, Jetta e Passat kanë qenë më të shiturit e VW në 2017-ën, së bashku me modelin Santana i cili ofrohet në shumë versione në Kinë.

Volkswagen deri tani ka shitur mbi 150 milionë vetura, ndërsa brenda vitit 2017, kompania thotë të ketë prodhuar 6 milion vetura.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme