Super vetura unike Plymouth Belmont i vitit 1954

Super vetura unike Plymouth Belmont i vitit 1954

29 dhjetor 2017 09:57

Në janar të vitit të ardhshëm pritet të dalë në ankand një veturë unike, koncepti Plymouth Belmont.

Industria amerikane e automobilave përjetoi një bum në vitet e 50-ta, e shtyrë nga vala e optimizmit të pas luftës së Dytë Botërore, transmeton koha.net.

Gjatë kësaj periudhe u lindën modele legjendare amerikane si Chevrolet Corvette e Ford Thunderbird.

Prodhuesi i tretë më i madh në SHBA, Chrysler kishte krijuar një super koncept për të konkurruar me rivalët, atë Plymouth Belmont.

Por planet për krijimin e tij për t;u shitur në masë u hodhën poshtë shpejt, kështu Belmont mbeti në nivelin e makinës konceptuale.

Pas gjashtë dekadash, Plymouth Belmont së bashku me motorin origjinal 4.0 litërsh V8 që prodhon 157 kuaj fuqi do të dalë në ankand për t’u shitur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme