Konfirmohet lansimi i Touaregut të ri

Konfirmohet lansimi i Touaregut të ri

28 dhjetor 2017 17:40

Në një njoftim të ri për shtyp me modelet më të rëndësishme të Volkswagen në 12 muajt e kaluar, prodhuesi gjerman i veturave ka konfirmuar edhe gjeneratën e ardhshme të Touareg SUV të ri i cili do të debutojë në pranverë të vitit të ardhshëm.

Nuk dihen edhe shumë detaje për të, por krahasuar me modelin që do të zëvendësoj, Touareg 2019 do të jetë më modern më i hijshëm e pak më i madh, transmeton koha.net.

Touareg do t’i bashkohet platformës së Volkswagen Group MLB, sikurse Audi Q7, Porsche Cayenne, Bentley Bentayga e Lamborghini Urus, i cili do të peshojë shumë më pak se sa modeli i tanishëm.

Varësisht nga tregu ku do të shitet, ky SUV do të ofrohet me motorë me naftë e benzinë si ai 2.0 litërsh me benzinë e 3.0 litërsh me naftë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme