Auto

Audi RS3 i ri sportiv me interier luksoz

Descriptive Text

Audi RS3 i ri është një veturë vërtetë sportive dhe tani, falë kompanisë gjermane e cila merret me stilizimin e interierëve të veturave - Neidfaktor, është bërë një veturë në listën e dëshirave të fundvitit nga secili.

Kur është fjala për interier, gjithsesi Audi është njëri nga liderët në segmentin e veturave premium por kjo s’do të thotë se nuk mund të bëhet edhe më i mirë, transmeton Koha.net. Fakti më i mirë për këtë aspekt është ky RS3.

Në mënyrë që të duket sa më tërheqës dhe elegant interieri i këtij Audi RS3, kompania gjermane Neidfaktor instrument-tabelën e ka “veshur” me lëkur Alcantara dhe e ka zbukuruar atë me qepje dhe detaje me ngjyrë të kuqe, madje edhe në vrimat për ajër. Po ashtu, edhe timoni është dizajnuar në të njëjtën mënyrë.

Edhe pse ndryshimet janë relativisht të vogla, ato gjithsesi lejnë një përshtypje të fort në interier duke e bërë këtë Sedan me performancë të lartë edhe më luksoz.

Audi RS3 është prezantuar në shtator të vitit të kaluar dhe ka motor 2.5-litër TFSI me pesë cilindra e kapacitet prej 394 kuajfuqi. Falë këtij motor, ky RS3 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,9 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.

{gallery}