Shqiptari i skuadrës së Schumacherit synon Formula 1

Shqiptari i skuadrës së Schumacherit synon Formula 1

27 dhjetor 2017 09:07

Jasin Ferati nuk ka mbërritur të shijojë sukseset e ish-pilotit të Ferrarit, Michael Schumacher, që mbetet rekordmen për tituj të fituar - 7.

Ishte një vjeç kur Schumacher fitoi titullin e fundit, më 2004. Por 14-vjeçari sot motivohet nga çdo gjë që ka bërë legjenda gjermane e Formula 1. Është rritur duke u përmendur emri i tij çdokund, shkruan sot Koha Ditore.

Për më tepër, nga viti i ardhshëm ai do të garojë për ekipin "KSM Schumacher Racing Team" i themeluar nga Michael Schumacher, e që tash udhëhiqet nga vëllai i Michaelit, Ralf, po ashtu ish-pilot.

Piloti shqiptar i kartingut ka synim ambicioz që më 2023 të jetë pjesë e serisë së garave Formula 1. Me këtë do të bëhej ndër pilotët më të rinj në histori, por për të duket normale. Nuk e sheh mision të pamundur.

Pasionin për vozitje thotë se e zbuloi në moshën 6-vjeçare, falë mësueses në kopsht...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme