Auto

Automobilat dhe konceptet më të mira të Gjenevës

Edicioni i vitit 2017 i panairit të famshëm të automobilave “Geneva Motor Show” pa dyshim se ishte më i miri ndonjëherë, me prodhuesit që prezantuan shumë modele të përsosura dhe vizionet e tyre për të ardhmen.

“AutoExpress” ka përzgjedhur yjet e këtij edicioni nga automobilat e deri te konceptet e prezantuara, shkruan sot “Koha Ditore”.

McLaren 720S

Një nga automobilat e fundit të prezantuar në “Geneva Motor Show” ishte “McLaren 720S”, të cilin “AutoExpress” e vlerëson si më të mirin.

Supermodeli me 710 kuaj fuqi arrin që shpejtësinë prej 0 në 100 kilometra për orë ta kapë për vetëm 2.8 sekonda. Top shpejtësia e tij është 340 km/orë. Automobili me dizajn të ri kushton rreth 240 mijë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.