Auto

Jeep Wrangler vjen në edicion të ri

Kompania e njohur britanike Kahn Design dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company, me arritjen e gjeneratës së re të Jeep Wrangler kanë përgatitur versionin e tyre për këtë model për terrene të ndryshme, i cili do të jetë në dispozicion në version me 3 dhe 5 dyer.

Zakonisht, këta kompani kur modifikojnë ndonjë model ia vendosin një emër të gjatë, dhe emri i këtij modeli të modifikuar është Anvil Clearcoat over Satin Black Wrangler Sahara 3.6 Petrol Black Hawk Wide Track Edition, transmeton Koha.net.

Dizajnerët e kësaj kompanie britanike për këtë Wrangler, ndër të tjera, kanë zgjedhur zgjerimin e mbrojtësve anësorë, maskën e përparme CTC, mbrojtësin e përparmë dhe të pasmë të ri, kofanon “Iron Man” me vrima për ajër, dritat e përparme LED Diamond.

Gjithashtu, ata kanë zgjedhur edhe set të ri të rrotave “Chelsea Truck Company 1941DC” me diametër prej 17-inç me ngjyrë të zezë Satin e me goma Cooper Discoverer S/T Maxx 285 x 70 x 17 – inç, tavanin me ngjyrë të zezë Piano, xhamat e errët, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, si dhe interier prej lëkure me ngjyrë të zezë, pedalet nga alumini dhe disa elemente nga çeliku.

{gallery}