Kompania e njohur britanike Kahn Design dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company, me arritjen e gjeneratës së re të Jeep Wrangler kanë përgatitur versionin e tyre për këtë model për terrene të ndryshme, i cili do të jetë në dispozicion në version me 3 dhe 5 dyer.
Zakonisht, këta kompani kur modifikojnë ndonjë model ia vendosin një emër të gjatë, dhe emri i këtij modeli të modifikuar është Anvil Clearcoat over Satin Black Wrangler Sahara 3.6 Petrol Black Hawk Wide Track Edition, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDizajnerët e kësaj kompanie britanike për këtë Wrangler, ndër të tjera, kanë zgjedhur zgjerimin e mbrojtësve anësorë, maskën e përparme CTC, mbrojtësin e përparmë dhe të pasmë të ri, kofanon “Iron Man” me vrima për ajër, dritat e përparme LED Diamond.
Gjithashtu, ata kanë zgjedhur edhe set të ri të rrotave “Chelsea Truck Company 1941DC” me diametër prej 17-inç me ngjyrë të zezë Satin e me goma Cooper Discoverer S/T Maxx 285 x 70 x 17 – inç, tavanin me ngjyrë të zezë Piano, xhamat e errët, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, si dhe interier prej lëkure me ngjyrë të zezë, pedalet nga alumini dhe disa elemente nga çeliku.
{gallery}