Nën-brendi i njohur Lexus i kompanisë japoneze Toyota javën e kaluar ka publikuar një fotografi përmes së cilës paralajmëroi se në panairin e veturave NAIAS, në Detroit, do të sjellë një koncept të ri.

Tani, Lexus ka publikuar edhe një video promovuese të shkurtër të këtij konceptit, transmeton Koha.net. Fjala është për konceptin e quajtur LF-1 Limitless i cili do të promovohet më 15 janar në NAIAS gjatë një konference për shtyp të Lexusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDetajet më të sakta tani për tani nuk ka, përveç se po bëhet fjalë për konceptin Crossover-SUV “i cili do të ridefinojë limitin e luksit”.
Mbetet të shihet nëse koncepti LF-1 Limitless do të paralajmërojë ndonjë model të ardhshëm serik me të cilin Lexus do të rivalizonte modelet e ngjashme të BMW-së apo Mercedesit.