Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kopje e Mercedes GLC me emër gjerman, teknikë japoneze e çmim kinez

Edhe pse gjendet në vendin më të madh të plagjiaturave, kompania Zotye Auto është një nga kompanitë kampione për kopjim në Kinë. Zotye në gamën e saj, pothuajse, nuk ka asnjë model që nuk “është parë diku” dhe kjo taktikë rezultoi në shifrat e mëdha të shitjeve.

Nga 28,000 vetura të shitur në vitin e parë të prodhimit (2007), Zotye vitin e kaluar ka shitur 328,875 vetura, transmeton Koha.net. Vetëm blerësve kinezë, sepse në vendin më të populluar në botë Zotye ka një “ndalesë të performancës”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pse është kjo kështu tregon modeli i ri i kompanisë – SUV-i Traum Meet3. Zotye para disa viteve ka zhvilluar një model të quajtur SR7, një SUV i cili ngjan në Audi Q3 por për udhëheqësit e kompanisë kjo nuk mjaftonte.

Ata kuptuan se platforma mund të riciklohet edhe për më shumë kopje sepse deri në vitin 2020 planifikojnë të prezantojnë së paku 8 SUV-a të rinj. Ndërkohë, ata lansuan brendin e ri dhe i kanë vënë emrin gjerman Traum (ëndërr), duke angazhuar dizajnerin i cili ka punuar në kompaninë gjermane prestigjioze të veturave, Mercedes.

Prandaj, nuk është e çuditshme që Traum Meet3 është një kopje flagrante e Mercedes GLC-së. Promovimi zyrtari i këtij modeli është planifikuar të mbahet muajin e ardhshëm dhe të dhënat për këtë SUV nuk janë zbuluar shumë.

Por dihet se Traum Meet3 do të jetë i gjatë 4.5 metra dhe do të vijë me motor benzinë të Mitsubishit 1.5-litër Turbo me kapacitet prej 150 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual prej 5 shpejtësive ose marshin CVT dhe me sistemin e tërheqjes vetëm në rrotat e përparme. Po ashtu, thuhet se Traum Meet3 do të ketë teknologjinë japoneze.

Gjëja më tërheqëse te ky SUV do të jetë çmimi: versioni bazë i Traum Meet3 nuk do të kushtojë më shumë se rreth 9,000 euro, që do të thotë se shumë fansave mund t’iu plotësohet “ëndrra” – të vozisin SUV-in e Mercedesit, të paktën kopjen...

{gallery}