Auto

Mercedes-AMG në përgatitje të rivalit hibrid të Panameras

Pritet që Mercedes-AMG në mars të vitit të ardhshëm, në panairin e veturave në Gjenevë, të prezantojë konceptin e ri të bazuar në modelin GT.

Koncepti i ri pritet të arrijë në treg në version me motor benzinë 4.0-litër V8 Bi-Turbo e kapacitet prej 610 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 9 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, transmeton Koha.net. Po ashtu, te ky koncept shoferi do të ketë mundësi që sistemin e tërheqjes ta kalojë vetëm në rrotat e pasme.

Gjithashtu, koncepti i ri i Mercedes-AMG, i bazuar në modelin GT, do të vijë në version hibrid me kapacitet të kombinuar prej 800 kuajfuqi, i cili do të jetë rival i drejtpërdrejtë i Porsche Panamera. Po ashtu, në dispozicion do të jenë bateritë me kapacitete të ndryshme.

Më konkretisht, fjala është për modelin hibrid i cili do të quhet EQ Power dhe do të vijë me motor benzinë 4.0-litër V8 Bi-Turbo i cili do të vendoset në pjesën e përparme të veturës si dhe me motorin elektrik të vendosur në pjesën e pasme.

Kompania gjermane pret që koncepti Mercedes-AMG EQ Power të tërheqë shumë blerës dhe, po ashtu, më vonë do të ofrojë këtë model në versione më të dobëta prej 680 dhe 740 kuajfuqi.

{gallery}