Auto

Së shpejti në Abu Dhabi BMW X6 M i jashtëzakonshëm

BMW Abu Dhabi Motors këtë javë do të prezantojë edhe një model të jashtëzakonshëm të BMW-së.

Fjala është për modelin X6 M, i cili vjen me disa elemente nga “M Performance”, paketën “3D Design” për aerodinamikën, si dhe me disa komponente nga kompanitë e njohura si AC Schnitzer, Manhart dhe Akrapoviç.

Paketa “3D Design” është e bërë nga fibra të karbonit dhe përfshinë spoilerin e përparmë dhe të pasmë, set pragjesh dhe difuzer të pasmë, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky X6 M kofanon e ka nga Manhart me vrima për ajër, rrotat 23-inç AC Schnitzer nga alumini, sistemin e shkarkimit të gazrave Akrapoviç Evolution, si dhe disa elemente nga “M Performance” të tilla si maska e përparme me ngjyrë të zezë, vrima për ajër në mbrojtësit e përparmë anësorë, pasqyrat nga fibra të karbonit, etj.

BMW Abu Dhabi Motors për këtë X6 M ka përzgjedhur ulëset me ngjyrë të kuqe si dhe disa elemente nga fibra të karbonit dhe detaje me shkëlqim të zezë.

Sa i përket motorit, tani për tani nuk dihet nëse motori i tij 4.4-litër V8 Bi-Turbo është përforcuar.

{gallery}