Auto

Alfa Romeo Giulietta dhe MiTo pa pasardhës

Fati i dy modeleve aktuale, të cilat viteve të fundit ishin bartëse të shitjes së prodhuesve italianë është i paqartë.

Në një bisedë për Autocar në panairin në Gjenevë, shefi i Alfa, Reid Bigland, tha se kompania aktualisht është e fokusuar më shumë në tregun botëror të shitjes së veturave të veta, ndërsa është e njohur se edhe Giulietta dhe MiTo para së gjithash janë modele të dedikuara për blerësit në Evropë.

“Tregu evropian nuk është harruar, por tash më shumë na intereson Amerika Veriore dhe Azia”, ka thënë Bigland. Por, tash në këtë kompani është ende e panjohur rreth pasardhësve të modeleve Giulia dhe SUV Stelvio. Për MiTo më herët ishte spekuluar se nuk do të ketë pasardhës, derisa në plane për një kohë ishte përmendur Giulietta e re, transmeton KP.

Kur bëhet fjalë për modelet e ardhshme të reja, të cilat Alfa Romeo do t’i lansojë, Bigland ka deklaruar se me siguri se do të jetë edhe një SUV, por drejtuesit e kompanisë nuk kanë vendosur përfundimisht nëse do të jetë më i vogël ose më i madh se sa modeli Stelvio.

Sipas paralajmërimeve të mëhershme, janë përmendur dy modele të reja SUV, njëri prej të cilëve do të ndante platformën mekanike me Maserati Levante, si limuzinë e madhe, e pozicionuar mbi Giulie, dhe model i ri sportiv.