Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Range Rover Evoque spiunohet por i kamufluar

Edhe pse është në treg me të njëjtin dizajn qe 6 vite, Range Rover Evoque ende është duke konkurruar me veturat më të reja të modelit crossover.

Kjo është edhe arsyeja që Land Rover ka arritur synimin e tyre të shitjes, ku për çdo vit mbi 100 mijë njësi të tij janë shitur për çdo vit që nga prezantimi i këtij modeli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por ashtu si çdo veturë tjetër në industrinë automobilistike, ky model ka nevojë që të evoluojë dhe për këtë gjenerata e dytë e tij është duke u zhvilluar, transmeton koha.net.

Modeli i ri i Range Rover Evogue tashmë është fotografuar gjatë testimit, por detajet e tij nuk mund të vërehen pasi është shumë mirë i kamufluar.

Ky Model i ri nuk do të jetë me dizajnë krejtësisht të ri, por evoluar.

Gjenerata e dytë e Evoque do të zbulohet në tetor të 2018-ës në panairin e veturave në Paris, ndërsa do të dal në shitje në fillim të 2019-ës.

{gallery}