Auto

Audi RQ7 kundër Porsche Panamera, kush fiton?

Me 429 kuaj fuqi, Audi SQ7 është SUV më i fuqishëm me naftë në botë, së bashku me Bentley Bentayga Diesel, i cili ka motorin 4.0 litërsh TDI V8, por pesha prej 2,345 kilogram nuk është se e bënë atë veturën më të lehtë në botë.

Në anën tjetër, Porsche Panamera 4S me naftë, që është vetura me naftë më e shpejtë në botë, ka motorin e njëjtë 4.0 litërsh V8, por që prodhon më pak kuaj fuqi, 416 dhe e ka trupin më të lehtë, ‘vetëm’ 2,125 kilogramë.

Audi SQ7 humb garën, por me një distancë shumë të vogël kundrejt Panamera 4S, i cili është vetura më e shpejtë me naftë në botë.

Që të dy veturat kanë të gjitha rrotat aktive e marshe automatike, kështu duke transferuar fuqinë me naftë në rrugë denjësisht e në mënyrë të efikase e shumë të shpejtë.