Auto

Porsche 718 Boxster dhe Cayman

Descriptive Text

Edhe pse shumica thonë se i mungojnë dy cilindra, Boxter dhe Cayman të gjeneratës 718 janë shumë bindës në rrugë, veçanërisht pasi modifikohen nga ndonjë kompani.

Në këtë rast, për modifikimin e këtyre dy modele është marrë kompania e njohur TechArt, transmeton Koha.net. Këto modele përveç që kanë pësuar ndryshime vizuale, edhe motorët e tyre janë përforcuar. Kështu, motori 2.5-litër me katër cilindra është përforcuar për 50 kuajfuqi, në total tani është me kapacitet prej 400 kuajfuqi.

Një Porsche i tillë me motor të përforcuar, është i pandalshëm në rrugë dhe policët s’mund t’i bëjnë asgjë.

Kompania gjermane TechArt, për këto dy modele ka zgjedhur sistemin e ngritje/uljes së veturës, ku me vetëm një klikim të butonit sistemi hidraulik e ngrit veturën për 60 mm.

{gallery}