Së shpejti debuton Toyota Avalon i ri

Së shpejti debuton Toyota Avalon i ri

09 dhjetor 2017 17:46

Kompania e njohur japoneze, Toyota, përmes publikimit të një fotografie paralajmëron se në panairin e veturave NAIAS, në Detroit, do të debutojë Sedani Avalon i ri.

Japonezët nuk kanë zbuluar shumë detaje për momentin, por informatat më të hollësishme pritet të kuptohen së shpejti sepse panairi në Detroit do të mbahet muajin e ardhshëm, transmeton Koha.net.

Gjenerata e pestë e Avalonit do të zëvendësojë modelin aktual i cili është prezantuar në vitin 2013 dhe do të prodhohet në fabrikën e Toyotës në Kentucky.

Avalon i ri, për vitin 2019, pritet të vijë me sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme, motorin V6 si dhe në version hibrid.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme