Auto

Renault prezanton motorin e ri me benzinë

Renault ka prezantuar motorin e ri turbocharged me benzinë i dizajnuar për veturat e reja, me tre opsione të ndryshme të fuqisë.

Motori 1.3 litërsh me katër cilindra ka tre opsione të ndryshme për t’u zgjedhur, njëri që prodhon 113 kuaj fuqi, tjetri me 138 kuaj fuqi edhe ai më i fuqishmi me 158 kuaj fuqi, transmeton koha.net.

Që të tre versionet e motorit të ri 1.3 litërsh do të ofrohen me modelin Scenic e Grand Scenic ndërsa harxhojnë shumë pak karburant.