Po afrohet premiera e Ford Focusit të ri

Po afrohet premiera e Ford Focusit të ri

07 dhjetor 2017 17:39

Gjenerata e re e njërit nga modelet më të popullarizuara në botë, Ford Focus, është xhiruar gjatë testimeve përfundimtare në Koln me një kamuflazh interesant.

Versioni aktual i Fordit ka dalë në shitje në vitin 2011 dhe pavarësisht ridizajnit para disa vitesh, ka nisur të tregojë shenja të vjetërsisë, transmeton KP.

Pasuesi është në përgatitje që një kohë dhe duke iu falënderuar fotografive spiunuese të prototipit të maskuar tashmë jemi në gjendje të shohim detaje të eksterierit të Focus për 2018, i cili për tregun evropian do të prodhohet në Koln.

Pritet që Focusi i ri të ketë kabinë më të madhe dhe më komfore, duke iu falënderuar distancës më të madhe ndërmjet rrotave.

Modeli i ri pritet të ketë premierën në Detroit të SHBA-së në janar, ndërsa në Evropë do të ketë premierën në sallonin e veturave në Gjenevë në muajin mars 2018, ku priten edhe variantet sedan dhe karavan.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme