Fotografohet Audi TT RS i ri gjatë testimit

Fotografohet Audi TT RS i ri gjatë testimit

06 dhjetor 2017 12:25

Audi TT RS është fotografuar gjatë testimit, por shumë mirë i kamufluar, transmeton koha.net.

Audi TT RS i ri do të vijë me një dizajn të përditësuar, ku në grilin përpara ka hequr logon e saj dhe ka vendosur atë në kofano.

TT RS super sportiv ka edhe dritat LED me dizajn të ri.

Detajet e RS të ri nga këto foto nuk mund të vërehen, pasi është shumë mirë i kamufluar në pjesët e ndryshuara.

Motorët që do të ofrohen me TT RS janë ende misteriozë, por pritet të ofrohet edhe ai i tanishmi 2.5 litërsh turbocharged me pesë cilindra i cili prodhon 400 kuaj fuqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme