Koncepti i harruar i Lamborghini Bertone 1988

Koncepti i harruar i Lamborghini Bertone 1988

06 dhjetor 2017 10:00

Lamborghini kishte dizajnuar një koncept të një modeli minivan të cilin e prezantoi në vitin 1988, por u harrua.

Ky furgon i vogël ishte dizajnuar si një veturë familjare e zakonshme por me dyer që hapen nga lartë, tipike e Lamborghinit, transmeton koha.net.

Emri i tij i plotë ishte Bertone Genesis ndërsa ishte prezantuar në panairin e veturave në vitin 1988.

Kjo veturë e ‘çuditshme’ kishte motorin V12 që prodhonte 455 kuajfuqi, rrotat e pasme aktive e marsh me tre shpejtësi automatike ndërsa peshonte 1,800 kilogramë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme