Auto

BMW seria 8 spiunohet gjatë testimit në rrugë publike

BMW i ri i seria 8 coupe është spiunuar gjatë testimit afër një fabrike të prodhuesit gjerman të veturave, i cili është i planifikuar që të debutojë në vitin 2018.

Vetura e spiunuar është shumë mirë e kamufluar, pasi shumë pak detaje të saj mund të vërehen, por shihet qartë që ka formën e konceptit të serisë 8 të zbuluar në maj të këtij viti, transmeton koha.net.

Nuk ka edhe shumë detaje për BMW Seria 8 të ri, por motorët që priten të ofrohen me këtë veturë, thuhet të jenë nga 2.0 litërsh me benzinë e deri tek ai super i fuqishmi, 6.6 litërsh me 12 cilindra.

{gallery}