Auto

GM për çdo Opel Ampera ka humbur 10.000 euro

Kompania General Motors ka shënuar humbje në shitjen e veturave elektrike Ampera.

Çdo veturë e shitur e modelit Opel Ampera ka pasur dhjetë mijë euro humbje, shkruan Reuters.

Në gamën e brendit të automjeteve Opel është vendosur derisa GM ishte pronar i kësaj kompanie gjermane, për të ndihmuar të ulet emetimi mesatar i gazrave të modeleve të Opelit dhe në këtë mënyrë të përmbushen normat ekologjike evropiane, transmeton ksp. Por, doli se shitja e këtij modeli në Evropë gjeneroi humbje.

Tani, Opel është nën ombrellën e PSA Group dhe dëshiron të bëhet markë profitabile.

Ampera nuk është modeli i vetëm për të cilën prodhuesi gjeneroi humbje.

FIAT, për shembull në SHBA humb 20 mijë dollarë për secilën veturë të shitur elektrike të automobilit 500e, ndërsa GM në kohën e vet pranoi se për secilën veturë të modelit elektrik Chevrolet Bolt humbi 9.000 dollarë.