Shpaloset Lamborghini Urus

Shpaloset Lamborghini Urus

04 dhjetor 2017 18:51

Lamborghini Urus është shpalosur pak para debutimit zyrtar.

Ky është modeli i parë SUV i Lamborghinit që do të kushtojë rreth 180 mijë euro.

Sipas Lambos, Urusi është “fuqi, performancë dhe dinamikë”, ndërsa kombinon edhe “dizajn, luks dhe ngasje të lehtë”.

Urusi ka motor 4.0-litërsh twin-turbo V8 me 641 kuajfuqi. Ai vjen me sistemin që tërheqë me të gjitha rrotat. Përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë ky model e arrin për 3.6 sekonda.

Vetura ka marsh automatik me tetë shpejtësi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme