1000 modele të reja në LA Auto Show 2017

1000 modele të reja në LA Auto Show 2017

04 dhjetor 2017 13:24

Në qendrën “Convention“ është hapur panairi “Los Angeles Auto Show 2017“, i cili do të zgjasë deri më 10 dhjetor, ku do të reklamohen 100 prodhues të automjeteve.

Vizitorët e Panairit në Los Angeles do të kenë një mundësi të shohin mbi 1000 modele të reja të automobilave, por edhe të blejnë njërin nga modelet nëse dëshirojnë.

Përveç kësaj, vizitorët mund të shijojnë automobilat përmes test-vozitjeve, por edhe të shoqërohen me të ftuarit special të panairit.

Lexoni edhe: 

Prezantimi i modeleve prestigjioze në LA Auto Show 2017 [video]

Hapësira në të cilën janë ekspozuar prodhimet e reja të industrisë automobilistike përfshin rreth 70.000 metra katrorë, dhe siç theksojnë organizatorët, secili nga vizitorët, në panair kalon mesatarisht katër orë.

Për “Los Angeles Auto Show“ është paralajmëruar ekspozimi i 30 modeleve botërore dhe njëzet amerikano-veriore. Panairi i automobilave në Los Angeles për herë të parë është mbajtur në vitin 1907, ku ishin ekspozuar nëntë modele.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme