Auto

Prodhuesit e automobilave në luftë me telekompanitë

Një debat i nxehtë ka shpërthyer në industrinë e automobilizmit në Evropë. Debati përkon me mënyrën se si në të ardhmen automobilat që do të kenë internet do të bisedojnë me njëri-tjetrin në rrugë gjatë udhëtimeve.

Debati ka në epiqendër dy teknologji garuese që kanë ndarë prodhuesit e automobilave në Evropë dhe kompanitë telefonike në kampe rivale – dhe ka ndarë edhe Komisionin Evropian në dy krahë kundër njëri-tjetrit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kjo mund të sjellë një luftë”, ka thënë për “Financial Times” një person i afërt me situatën, që është bërë shumë temë e nxehtë në muajt e fundit.

Image

Prodhuesit e automobilave preferojnë një teknologji me rrjet të shkurtër, e cila përdor “baza” apo rreze, ose frekuenca të radios për komunikimin mes automobilave. Sistemi automobil-automobil, ose i njohur në gjuhën ndërkombëtare si “V2V”, do të jetë i gatshëm sapo që të krijohen pajisjet e rrjetit, të cilat mund të barten relativisht lehtë dhe shpejt... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.