Kina prodhon një... Audi Q7 me pamje të Land Roverit!

Kina prodhon një... Audi Q7 me pamje të Land Roverit!

02 dhjetor 2017 20:28

Në panairin e veturave në Guangzhou, Kinë, është prezantuar modeli i quajtur Changhe Q7.

Emri Q7 nuk duhet t’ju hutojë, Changhe Q7 nuk ka të bëjë fare me Q7-shin e Audit përveç se të dy modelet janë Crossover luksoz, transmeton Koha.net.

Sa i përket dizajnit, Changhe Q7 i ngjanë shumë modelit të Land Roverit, Discovery, i cili shpesh është frymëzim për dizajnerët kinezë.

Duket se brendi Auto Changhe ka bashkëpunuar me grupin Beijing Auto (BAIC) për të ndërtuar modelin Q7 i cili teknikisht është i bazuar në modelin Beijing Auto BJ20, kopja kineze e Jeep Cherokee.

Interieri i Q7 përbëhet nga shumë detaje luksoze, të tilla si ulëset prej lëkure, sistemin infotainment, instrument-tabela digjitale, etj.

Sa i përket motorit, Changhe Q7 vjen me motor benzinë 1.5-litër Turbo, i huazuar nga Mitsubishi japonez, i cili ka kapacitet prej 150 kuajfuqi dhe është i kombinuar me marshin manual prej 6 shpejtësive ose me marshin CVT. Po ashtu, Q7 vjen edhe me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e përparme.

Fillimi i shitjes së Changhe Q7 në tregun kinez është planifikuar për muajin mars të vitit të ardhshëm, me një çmim shumë të ulët prej rreth 11,430 euro.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme