BMW M5 i ri 2018 më në fund fillon të prodhohet në gjermani

BMW M5 i ri 2018 më në fund fillon të prodhohet në gjermani

02 dhjetor 2017 14:53

BMW M5 i ri, sedani më i shpejtë i prodhuar në historinë e kësaj marke, i cili është zbuluar në shtator të këtij viti në panairin e veturave në Frankfurt ka filluar të prodhohet.

Ky BMW është bërë edhe M5 më i shtrenjtë ndonjëherë, me çmim fillestar prej prej 85 mijë euro, e që është rreth 5 mijë më shumë se modeli i tashëm, ka filluar të prodhohen në fabrikën Dingolfing në jug të bavaris, transmeton koha.net.

BMW do të filloj dërgesat e M5 në mars të 2018, në Gjermani, Mbretëri të Bashkuar e SHBA, ndërsa ka për synim të thyej rekordin prodhimit të gjeneratës së kaluar, mbi 20 mijë njësi.

BMW M5 do të ketë 600 kuaj fuqi me motorin 4.4 litërsh V8 biturbo, që bënë që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për vetëm 3.2 sekonda.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme