BMW X5 i ri  spiunohet gjatë testimit

BMW X5 i ri spiunohet gjatë testimit

02 dhjetor 2017 13:07

BMW X5 i serisë për vitin 2018 është spiunuar gjatë testimit para debutimit të tij zyrtar.

Grili nga para ikonik i BMW tani në këtë model është rritur në mënyrë të dukshme, ndërsa mund të vërehen edhe dritat e reja LED, transmeton koha.net.

Shitjet e SUV të BMW janë rritur në mënyrë drastike, dhe kjo kompani shpreson që edhe gjenerata e katërt e X5 të pëlqehet nga blerësit.

BMW X5 i tanishëm është i prezantua në vitin 2013, ndërsa ka pasur arkitekturën e njëjtë me gjeneratën e dytë të vitit 2006, dhe ndërrimi i platformës do të jetë ndryshimi më i madh i BMW X5 2018.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme