Porsche 911 GT3 sportiv kuqezi

Porsche 911 GT3 sportiv kuqezi

01 dhjetor 2017 21:12

Kompania e njohur TechArt, e cila merret me modifikimin e veturave të Porsches, për panairin e veturave në Esen ka përgatitur paketën sportive “Carbon Sport Package”për modelin 911 GT3.

“Carbon Sport Package” përfshinë eksterierin me ngjyrë kuqezi, kofanon e modifikuar (tani është më e lehtë), spoilerin e përparmë të ri, vrimat për ajër, set pragjesh, difuzerin e pasmë të ri si dhe spoilerin e pasmë të ri, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, TechArt për këtë 911-sh ofron edhe set të ri të rrotave Formula IV Race me diametër prej 20-inç e me ngjyra të ndryshme sipas dëshirës së pronarit, si dhe interier me lëkurë Alcantara, detaje nga fibra të karbonit dhe timonin Type-7 multi-funksional.

Sa i përket motorit, ende nuk është zbuluar nëse TechArt ka përforcuar edhe motorin e Porsche 911 GT3.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme