Fordi padit John Cenan për një veturë

Fordi padit John Cenan për një veturë

01 dhjetor 2017 15:24

Aktori dhe mundësi i njohur John Cena është në probleme me kompaninë e njohur të veturave, Ford.

Kompania amerikane ka paditur Cenan për shkelje të marrëveshjes për blerjen e veturës Ford GT 2017, transmeton mothorauthority.

Dy palët kishin nënshkruar marrëveshjen se blerësi nuk guxon ta shesë veturën pa u bërë dy vjet përdorim, por këtë marrëveshje e shkeli Cena që e shiti veturën pak ditë pasi e bleu atë.

Në padi thuhet se Cena fitoi më shumë me shitjen e veturës dhe me ato para mbuloi “shpenzimet”. Përfaqësuesit e kompanisë Ford kanë kontaktuar me aktorin, i cili është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë për ta zgjidhur këtë çështje.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme