Modifikimi i “çmendur” i Bentley Bentayga me pushkë, municion, dylbi e cigare

Modifikimi i “çmendur” i Bentley Bentayga me pushkë, municion, dylbi e cigare

24 nëntor 2017 16:02

Bentley Bentayga është modifikuar nga Mulliner, i bërë për gjueti duke i shtuar të gjitha pajisjet e nevojshme.

Ky model i quajtur “Field Sports”, apo sportet e fushave ka një kuti të magazinimit nga pjesa e pasme ku përmban municione, dylbi, një çantë për ndihmën e parë, e pajisje të tjera mbrojtëse.

Plus ka shishe të kristalta të shampanjës, pije, thikë gjahu e çakmak, si dhe puro kubanë që pronarët e këtij modeli të pushojnë me stil.

Po ashtu ka edhe një qese të veçantë brenda që përfshinë një xhaketë, kapele, pallto e këpucë të papërshkueshme nga uji.

Bentley Bentayga standard kushton rreth 200 mijë euro, ndërsa ky version i modifikuar plus 80 mijë euro.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme