Auto

Jaguar 420 i 1969-es i restauruar që duket sikur ka dalë nga fabrika

Jaguar 420, model i vitit 1969, është i restauruar tërësisht.

Me restaurimin e këtij modeli është marrë kompania Carbon Motors, kompani e specializuar në çdo gjë që ka të bëjë me vetura, duke filluar nga sistemet më të mira të zërimit, dizajne ekzotike, restaurimet e plota të cilat ndonjëherë përfshijnë restaurimin, modifikimin e karrocerisë dhe heqjen e ndryshkut.

Të gjithë ata që pëlqejnë modelet klasike të Jaguarit tani kanë para një model, 420, tejet interesant, transmeton Koha.net. Jaguar 420 për herë të parë është prezantuar në vitin 1963 dhe është stilizuar pas serisë S-Type, por me pjesën e përparme të karrocerisë më ndryshe.

Enterieri i këtij modeli klasik është shumë më luksoz sesa i modeleve S-Type. Falë kompanisë Carbon Motors, në dispozicion janë fotografitë para dhe pas përfundimit të këtij projekti, përmes të cilave mund të shohim se si është dukur Jaguar 420 para se të restaurohet. Enterieri i tij është restauruar tërësisht, nga tabela kontrolluese deri te paneli i dyerve, konzola qendrore dhe çatia. Madje, edhe elementet nga druri janë përmirësuar në mënyrë që të duken krejtësisht të reja në kombinim me lëkurën e zezë.

Sa i përket eksterierit, pasi që nuk ka fotografi se si është dukur më parë ky model, e tëra çfarë mund të thuhet është se tani duket shumë i pastër dhe se dizjani i tij dy-ngjyrësh e bën të duket shumë tërheqës.

Një gjë është e sigurt, Jaguar 420 është ringjallur, falë proceseve inovative ai është rikthyer në gjendjen e tij origjinale. Përfundimisht duket identik apo edhe më mirë sesa kur ka dalë nga fabrika e kompanisë së njohur britanike.

{gallery}