Lexus prezanton modelin sportiv për Evropë

Lexus prezanton modelin sportiv për Evropë

21 nëntor 2017 09:41

Derisa jemi duke pritur që në panairin e ardhshëm të veturave në Los Anxhelos të prezantohet RX L me tre rreshta të ulëseve, Lexus në Evropë tani ofron modelin RX Sport.

Lexus RX Sport është në dispozicion në version hibrid RX 450h, si RX 300 (me motor benzinë 2.0-litër Turbo) dhe si RX 350 me motor V6, transmeton Koha.net.

Versioni i ri Sport, ndër të tjera, vjen me disa elemente me ngjyrë të zezë në eksterier (maska e përparme, pasqyrat, difuzer i pasmë...), rrotat 20-inç nga alumini po ashtu me ngjyrë të zezë.

Gjithashtu, Lexus RX Sport vjen me sistemin e zërimit Pioneer me 9 apo 12 altoparlanta, ekran 8.0 ose 12.3-inç Lexus Media Display, ulëset nga lëkura...

Porositë për RX Sport, Lexus do të fillojë t’i pranojë në shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa çmimi i këtij versioni sportiv ende nuk është zbuluar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme