Në mileniumin e tretë “Lamborghini” rimbushet vetë

Në mileniumin e tretë “Lamborghini” rimbushet vetë

19 nëntor 2017 09:20

Kur nisi të thuhej se industria e automobilizmit është mbushur me gjithçka, gjiganti italian “Lamborghini” ka dalë me diçka krejt të re. I emërtuar “Terzo Millennia Concept” (Koncepti i Mileniumit të Tretë) ka heshtur të gjithë zërat se nuk do të ketë më diçka inovative në autoindustri.

Koncepti i çmendur është bashkëpunim i “Lamborghinit” me Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai është krijuar për të treguar të ardhmen e automobilizmit ose mundësitë se çfarë do të mundë të ndodhë me dizajnin e automobilave dhe inxhinierinë.

Në histori nuk ka raporte aq të mira sa u përket këtyre koncepteve inovative, por nëse është një autoprodhues që ka dëshmuar se di të sjellë artin e teknologjisë në realitet, është “Lamborghini”. Koncepti ofron teknologji që nuk ekzistojnë akoma, por që pritet së shpejti të jenë pjesë e tregut... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme