Brabus 850 Buscemi Edition është promovuar në panairin e veturave në Dubai, ndërsa si bazë për krijimin e kësaj “bishe” ka shërbyer modeli Mercedes-AMG G63.
Ky model i cili kushton 410,000 euro (pa taksa) është krijuar në bashkëpunim me dizajnerin nga Kalifornia, Jon Buscemi, transmeton Koha.net. Ai është marrë me dizajnimin e atleteve ekskluzive me disa elemente nga ari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrabus 850 Buscemi Edition karakterizohet me disa elemente nga ari dhe fibra të karbonit, trup më të gjerë, rrotat 23-inç, enterier prej lëkure më cilësore me ngjyrë të zezë si dhe me disa detaje po ashtu nga ari.
Sa i përket motorit, ky model vjen me motor 6.0-litër Bi-Turbo V8 me kapacitet prej 850, gjë që e mundëson që kjo “bishë” G-Class me peshë prej 2,550 kilogramë shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 4,0 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar në 260 km/h.
Blerësi i Brabus 850 Buscemi Edition, po ashtu, do të marrë edhe set me tre çanta për udhëtim të cilat i kanë krijuar Buscemi dhe Brabus.
{gallery}