Auto

Prezantohet motoçikleta e veçantë e Jack Daniel'sit

Kompania e njohur e motoçikletave, Indina Motorcycle, ka prezantuar motoçikletën e re të veçantë të cilën e ka bërë në bashkëpunim me kompaninë Jack Daniel's.

Motoçikleta e re e veçantë quhet Chieftain dhe Indian Motorcycle atë do ta prodhojë në një seri të limituar prej 100 njësive, ku në shumicën e vendeve do të jetë në dispozicion vetëm nga një motoçikletë.

Shitja e kësaj motoçiklete ka filluar dhe pritet që të ketë sukses sikurse brendi i parë i veçantë, që përbëhet nga 150 motoçikleta, i bërë në bashkëpunim me Jack Daniel's i cili është shitur për vetëm tetë orë, transmeton Koha.net. Po ashtu, edhe 100 motoçikleta Chieftain pritet që të gjejnë pronarët e rinj më shpejtë sesa brendi i parë.

Secili nga 100 motoçikletat Chieftain janë të punuara me dorë dhe secili prej tyre vjen me një flamur amerikan, prej druri, saktësisht nga fuçit e Jack Daniel's, me emrin e pronarit, numrat dhe disa të dhënat tjera. Indian Motorcycle ofron garanci dy vjeçare dhe anëtarësim njëvjeçar falas në klubin “Indian” të shoferëve.

Pjesa më e madhe e punës është bërë në punëtorinë nga Dakota Jugore, e quajtur Klock Werks Kustom Cycles. Kombinimi i ngjyrave te Chieftain është frymëzuar nga uiski Tennessee dhe në disa vende tek kjo motoçikletë është vendosur logoja e Jack Daniel'sit, “Old No.7”.

Indian Motorcycle Chieftain vjen me rrotën e përparme 19-inç, bagazhin e vogël, dritën LED, xhamin të cilin mund ta zgjatni sipas dëshirës, audio sistemin premium prej 200 Watt, si dhe sistemin infotainment “Ride Command” të zhvilluar nga vet fabrika e Indianit.

Indian Motorcycle Chieftain kushton 38.500 euro, ndërsa dërgesat e para priten të arrijnë në gusht të këtij viti.

{gallery}