Kështu mund të duket BMW M5 në version kabrio

Kështu mund të duket BMW M5 në version kabrio

18 nëntor 2017 17:18

Para disa muaj, BMW ka prezantuar zyrtarisht M5 e ri në version Sedan, ndërsa një dizajner i pavarur tani ka shpalosur idenë e tij se si mund të duket ky model në version kabrio.

Këtë M5 kabrio me katër dyer e ka ideuar Aksyonov Nikita, me eksterier të bazuar në Moto GP Safety Car, transmeton Koha.net. Por, tani për tani nuk ka ndonjë informatë se BMW-ja do ta bëjë realitet këtë model ose diçka të ngjashme.

Image

Të kujtojmë, M5 i ri Sedan ka motor 4.4-litër V8 M TwinPower Turbo me kapacitet prej 600 kuajfuqi, në kombinim me marshin M Steptronic me tetë shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat me disa opsione të M xDrive.

BMW M5 Sedan i ri, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3,4 sekonda, deri në 200 km/h për 11,1 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h (me paketën “M Drivers” maksimalen e ka deri në 3.5 km/h).

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme